KPA-ja hodhi poshtë zgjedhjen e METËS, BRAÇE 'thumba' presidentit për Besnik MUÇIN: Sa keq! Ky s'kishte dhe nevojë për vetting! (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 17:05 21-11-2019 KPA-ja hodhi poshtë zgjedhjen e METËS, BRAÇE 'thumba' presidentit për Besnik MUÇIN: Sa keq! Ky s'kishte dhe nevojë për vetting! (DEKLARATA) Besnik Muçi dhe Ilir Meta (foto e parë), Erion Braçe (poshtë-djathtas)

Zv/kryeministri Erion Braçe ironizoi presidentin Meta pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, u dekretua nga kreu i shtetit.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në ''Instagram'', Braçe ironizon fjalët e presidentit se një anëtar i GJK-së nuk ka nevojë të kalojë në proçesin e Vettingut, referuar faktit se Muçi ende nuk kishte mbyllur proçesin e vettingut në kohën kur ishte emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa i kthen përgjigje Metës me fjalët e këtij të fundit që në Shqipëri është koha të vendose sundimi i ligjit (rule of law) jo ligji i ambasadorëve (rule of ambassadors).

Ndërkohë, Muçi rrezikon të shkarkohet edhe nga detyra e anëtarit të GJK-së përderisa nuk ka kaluar me sukses sitën e vettingut.
Mesazhi i Braçes pas shkarkimit nga KPA-ja të anëtarit të GJK-së Besnik Muçi:


SA KEQ! SA KEQ!

Por ky eshte #RULEOFLAW!

Besnik Muci u emerua gjyqtar ne #GjykatenKushtetuese nga #PresidentiiRepublikes,

pa kaluar #Vettingun!!!!

Deklarata se per anetarin e #GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote,

permban nje genjeshter te madhe!

Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin!

Tani, per vakancen ne #GjykatenKushtetuese,

nis cdo gje nga e para!

Presidenti kishte tre kandidatura

per te emeruar gjyqtarin e #GjykatesKushtetuese,

por zgjodhi me te papershtatshmin,

ate qe ishte ende nen #Vetting,

nuk e kishte kaluar ate.

Ndaluni pak e mendoni;

Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun,

Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues,

ka kaluar Vettingun;

Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero!

Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te #DrejtesiseseRe.

Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani!

Cdo vonese pengon #DrejtesineeRe!

#DREJTESIAERE KALON NGA #RULEOFLAË, PASTERTIA, AFTESIA,

PAVARESIA POLITIKE.

Kjo eshte #ReformaNeDrejtesi!

Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte!

Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!

Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise,

eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese!

Boll me me refuzimin e politikaneve

per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre!

Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun!

Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues,

Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.

Ja vlen beteja per to!

Drejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre!

BARAZIPARALIGJIT TANI!









Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025375127792358
array(1) { ["section"]=> string(138) "kpa-ja-hodhi-poshte-zgjedhjen-e-metes-brace-thumba-presidentit-per-besnik-mucin-sa-keq-ky-s-kishte-dhe-nevoje-per-vetting-deklarata-186716" }