KPA lë në fuqi vendimin e KPK, ish-kreu i Prokurorisë Durrës, Ferdinand Elezi përfundimisht jashtë Drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 30-09-2020 KPA lë në fuqi vendimin e KPK, ish-kreu i Prokurorisë Durrës, Ferdinand Elezi përfundimisht jashtë Drejtësisë Ferdinand Elezi

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e datës 9 prill 2019 të KPK, e cila vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit Ferdinand Elezi. Me vendimin e sotëm të KPA-së, Elezi mbetet përfundimisht jashtë Drejtësisë.

 

Një vit më parë ish-kreu i Prokurorisë së Durrësit u shkarkua nga vetingu pasi rezultoi me probleme në pasuri. Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012856006622314
array(1) { ["section"]=> string(114) "kpa-le-ne-fuqi-vendimin-e-kpk-ish-kreu-i-prokurorise-durres-ferdinand-elezi-perfundimisht-jashte-drejtesise-222255" }