KPA ndërpret procesin dhe merr vlerësimin për Piro Samarën: Ndalohet të emërohet në organet e drejtësisë për 15 vite

Publikuar tek: aktualitet, më 15:57 13-01-2021 KPA ndërpret procesin dhe merr vlerësimin për Piro Samarën: Ndalohet të emërohet në organet e drejtësisë për 15 vite Foto ilustruese

KPA ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit të Piro Samarës, ish inspektorin pranë ish KLD-së dhe ka vendosur që t'i heqë të drejtën që të emërohet në organet e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Trupi Gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj.

Samarës i ndalohet që të emërohet si gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.21/2020 datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.249, datë 06.03.2020, si më poshtë:

1.Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish – Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2.Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.

3.Ky vnedim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dje u denoncua se mori 8 MLN LEKË rryshfet dhe sot u ARRESTRUA, Prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren Tire Alldervishi; akuza që bie mbi të
U tha se ishte pjesë e përplasjes me armë zjarri tek ish-Parku sot paradite, avokati i biznesmentit Allmuça: S’ka qenë sot në kantier, shkoi vetë në polici sepse... »
Article Logic
Execution time: 0.022652864456177
array(1) { ["section"]=> string(122) "kpa-nderpret-procesin-dhe-merr-vleresimin-per-piro-samaren-ndalohet-te-emerohet-ne-organet-e-drejtesise-per-15-vite-234837" }