KPA s’pyet për “influencën” e ÇIM PEKËS, kushëriri i gazetarit JASHTË DREJTËSISË! Basha kryebashkiak i dha KREDI SI I PASTREHË, por ai bleu shtëpi buzë detit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:31 22-10-2020 KPA s’pyet për “influencën” e ÇIM PEKËS, kushëriri i gazetarit JASHTË DREJTËSISË! Basha kryebashkiak i dha KREDI SI I PASTREHË, por ai bleu shtëpi buzë detit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit “nokaut”-on jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë Dritan Peka, kushëriri i gazetarit Çim Peka.

Ndonëse nga hetimi i pasurisë në fazën e parë të vettingut u vunë re probleme, Dritan Peka arriti të konfirmohej në detyrë, ndërsa media të shumta në atë kohë folën se në vendim kishte ndikuar lidhja familjare e prokurorit me gazetarin pranë së djathtës.

Por ankimimi i komisionerit publik bëri që pasuria e Dritan Pekës të hetohet sërish. “Çmenduritë” që u zbuluan në fazën e dytë çuan në vendimin e sotëm, që Peka të mos ketë më lidhje me drejtësinë.

Prokurori rezultoi se kishte marrë kredi strehimi në vlerën 5 milion lekë, me ndihmën e Bashkisë së Tiranës kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ndërkohë Peka jo vetë që s’ishte i pastrehë, por këto para i shpenzoi për arredimin e shtëpisë ekzistuese dhe blerjen e një shtëpie pushimi në Orikum.

Mes shumë udhëtimeve jashtë shtetit me familjen, Peka u mundua të shpjegojë se udhëtimin në Kinë ia kishin mbuluar prindërit pensionistë.

Shkeljet për kushëririn e Çim Pekës u gjetën edhe te emërimet si dhe te lidhjet e papërshtatshme me persona me precedentë kriminalë. Në një rast Dritan Peka kishte emëruar kunatin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Do e skuqin në tigan’, Rama tallet keq me Kryemadhin: Dini gjë ku bie ky pavioni?
Ambasadorja Kim e dashuruar me Shkodrën: E dua! Njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet… »
Article Logic
Execution time: 0.010457038879395
array(1) { ["section"]=> string(159) "kpa-s-pyet-per-influencen-e-cim-pekes-kusheriri-i-gazetarit-jashte-drejtesise-basha-kryebashkiak-i-dha-kredi-si-i-pastrehe-por-ai-bleu-shtepi-buze-detit-224777" }