KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin dhe kërkon shkarkimin e prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 30-10-2020 KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin dhe kërkon shkarkimin e prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo)

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani.

Osmani u konfirmua në detyrë më 20 korrik 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut, nga trupa e drejtuar prej Roland Ilias, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Pavarësisht problemeve me pasurinë, kryesisht me të ardhurat e bashkëshortit, Komisioni e konfimoi në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani.

Ndërkohë, sot Komisioneri Publik ka njoftuar se ka depozituar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për rihetim gjyqësor dhe shkarkim nga detyra të Enkeleda Osmanit, prokurore e Durrësit.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo)”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shpërthen’ Covid-19 në Gjykatën e Tiranës, dalin pozitivë dy gjyqtarë, infektohen dhe 3 sekretare e një punonjës administrate
Ironia e Dash Shehit: Nëse humbim zgjedhjet do vrasim veten »
Article Logic
Execution time: 0.011419057846069
array(1) { ["section"]=> string(131) "kpk-e-konfirmoi-ne-detyre-komisioneri-publik-ankimon-vendimin-dhe-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-se-durresit-enkeleda-osmani-225776" }