KPK i dha 'dritën jeshile' po e 'dogji' Apeli, Ish-ministri Halimi: Edmond Islamaj u shkarkua për të mbyllur përfundimisht Gjykatën e Lartë

Publikuar tek: politike, më 19:16 22-05-2019 KPK i dha 'dritën jeshile' po e 'dogji' Apeli, Ish-ministri Halimi: Edmond Islamaj u shkarkua për të mbyllur përfundimisht Gjykatën e Lartë

Eduard Halimi, ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Berisha, shprehet se shkarkimi nga detyra i gjyqtarit të Lartë Edmond Islamaj është bërë me qëllim mbylljen përfundimtare të kësaj gjykate.

'Mbyllet perfundimisht Gjykata e Larte. Nga sot Shqiperia i vetmi vend ne Europe pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithe si nje gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetem mbylljen perfundimtare te Gjykates se Larte. Nga sot Shqiperia eshte jo vetem pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte', shkruan Halimi.

Më tej, ish-ministri shton se nga sot nuk do të shqyrtohet asnjë nga 40 mijë dosjet që janë në sirtarët e Gjykatës së Lartë.

'Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtesia perfundimisht eshte futur ne kolaps total. Ate qe Komisioni i Venezias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin cdo dite. Dhe ne kete pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistences se nje sistemi gjyqesor normal hirearkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume bisnesi. Sikur gjykata e larte te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, cdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje per ti ardhur rradha', përmbyll Eduard Halimi.

Edmond Islamaj u shkarkua sot nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit pasi nga kontrolli i kryer doli me pasaktësi në deklarimin e të dhënave dhe nivel të ulët besimi, ndërsa në qershor të vitit të kaluar KPK e kishte konfirmuar në detyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037214994430542
array(1) { ["section"]=> string(140) "kpk-i-dha-driten-jeshile-po-e-dogji-apeli-ish-ministri-halimi-edmond-islamaj-u-shkarkua-per-te-mbyllur-perfundimisht-gjykaten-e-larte-165321" }