KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 08-11-2019 KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Komisioni i Vlerësimit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari -kryesuese, Roland Ilia -relator dhe Genta Tafa (Bungo)- anëtare.

Kujtojmë se në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme në një vendim Shirkës në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës.

Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020254850387573
array(1) { ["section"]=> string(74) "kpk-konfirmon-ne-detyre-gjyqtaren-e-krimeve-te-renda-daniela-shirka-185132" }