KPK shkarkoi gjyqtarin, reagon për herë të parë ministrja: Reforma në drejtësi po jep rezultat

Publikuar tek: barometri, më 08:52 24-03-2018 KPK shkarkoi gjyqtarin, reagon për herë të parë ministrja: Reforma në drejtësi po jep rezultat Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me anë të një postimi ka reaguar për herë të parë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo.

Sipas ministres Gjonaj, vendimi i marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit garanton ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe na e drejton vendin tonë drejt hapjes së negociatave me BE-në. Gjonaj ka shkruar se ky vendim vërteton që Vetting-u po jep rezultatet e para të suksesit, duke kthyer kështu edhe besimin te qytetarët shqiptarë.

“Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit garanton ecurinë përpara të procesit të Vettingut si dhe rikthen besimin tek qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë.”- ka shkruar Gjonaj në Facebook. 

REAGIMI I PLOTË:

Sot, zbatimi i Reformës në Drejtësi shënoi një hap tjetër të rëndësishëm, të shumëpritur! 
Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit garanton ecurinë përpara të procesit të Vettingut si dhe rikthen besimin tek qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë. 
Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që besojnë në detyrën e rëndësishme që kanë marrë përsipër dhe mbrojnë vetëm interesin më të lartë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo interesat e tyre personale financiare ose politike. 
Reforma në Drejtësi përkundër të gjitha përpjekjeve për ta dëmtuar apo penguar, po jep rezultatet e saj të njëpasnjëshme, duke garantuar jo vetëm suksesin e kësaj reforme, por edhe një tregues pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në. 
Përgëzimet për fillimin e procesit vendimmarrës të Vettingut i shkojnë jo vetëm Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe kolegëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Falënderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për kontributin e tyre të pakursyer për dizenjimin dhe vënien në jetë të Reformës në Drejtësi.
Rezultatet e ditë pas dite na vërtetojnë suksesin e padiskutueshëm të Reformës në Drejtësi!
Qeveria shqiptare do të vijojë të mbështesë me infrastrukturë dhe buxhetin e nevojshëm për funksionimin optimal të organeve të Vettingut si dhe organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Fatos Lulo u shkarkua ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një seance dëgjimore, me akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Sipas raportit të ILDKP, Lulo ka fituar përmes një kontrate dhurimi një paratament në “Rrugën e Durrësit”, shuma prej 100 mijë dollarësh të dhuruara, posedon në bankat kanadeze 480 mijë dollarë kanadezë si dhe zotëron një shtëpi në Kanada.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031049966812134
array(1) { ["section"]=> string(99) "kpk-shkarkoi-gjyqtarin-reagon-per-here-te-pare-ministrja-reforma-ne-drejtesi-po-jep-rezultat-114328" }