KPK shkarkoi prokurorin e dosjes ‘Babale’, Salianji: Skenar i Ramës, po keqpërdor pushtetin

Publikuar tek: politike, më 12:42 06-11-2019 KPK shkarkoi prokurorin e dosjes ‘Babale’, Salianji: Skenar i Ramës, po keqpërdor pushtetin Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të KPK mbi shkarkimin e prokurorit të dosjes “Babalja”, Përparim Kulluri.

Sipas Salianjit, Rama po luan me drejtësinë. Ai keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i nxjerr jashtë sistemit duke shfrytëzuar vettingun.

‘Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting’, shkruan ish-deputeti.

Ish- deputeti deklaron se Kulluri pati të njëjtin fat si kolegu Gent Osmani, edhe ky përdorur nga kryeministri Rama dhe ministri i Brenshëm Xhafaj, për të shpëtuar vëllain e këtij të fundit nga akuza e trafikut të drogës.

‘Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm, thotë ai.

Salianji paralajmëron se kushdo që përdor pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi.

‘Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë’, shkruan Salianji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007504940032959
array(1) { ["section"]=> string(93) "kpk-shkarkoi-prokurorin-e-dosjes-babale-salianji-skenar-i-rames-po-keqperdor-pushtetin-184894" }