KQZ e fut në rendin e ditës, zbulohet kur do merret vendimi për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

Publikuar tek: politike, më 13:34 28-12-2017 KQZ e fut në rendin e ditës, zbulohet kur do merret vendimi për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, KQZ do të mblidhet të mërkurkën për të marrë vendimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar rendin e ditës për të mërkurën, ku mes të cilëve do të merret edhe vendimi për dy deputetët e ndaluar në Itali.

Rendi i ditës për të mërkurën në KQZ: 

1.Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2.Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013926029205322
array(1) { ["section"]=> string(104) "kqz-e-fut-ne-rendin-e-dites-zbulohet-kur-do-merret-vendimi-per-aqif-rakipin-dhe-gledion-rehovicen-104661" }