KQZ i kthen përgjigje Partisë Demokratike për fondin e instalimit dhe përdorimit të kamerave: Shumë shpejt do të miratohen aktet normative, marrin kohën e tyre sepse…

Publikuar tek: politike, më 16:26 19-11-2020 KQZ i kthen përgjigje Partisë Demokratike për fondin e instalimit dhe përdorimit të kamerave: Shumë shpejt do të miratohen aktet normative, marrin kohën e tyre sepse… Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi

Pas kërkesës së Partisë Demokratike për miratimin e fondit për instalimin dhe përdorimin e kamerave, ka ardhur edhe përgjigja e KQZ-së.

Me anë të një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi është shprehur se së shpejti do të fillojë miratimi i akteve normative përkatëse.

Sipas tij, kjo është një risi në zhvillimin dhe administrimin e sistemit zgjedhor, ndaj do të marrë edhe kohën përatëse për draftin.

"Për momentin në kuadër të realizimit të projektit të vëzhgimit me kamera të qendrave të votimit dhe të vendnumërimit të votave, jemi duke bërë vlerësimin mbi kostot e mundshme financiare të këtij projekti si dhe një vlerësim të aspekteve teknike të tij”, thuhet ndër të tjera në letrën e KQZ drejtuar PD.

Paraditen e sotme Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së marrjen e masave për instalimin dhe përdorimin  e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, duke miratuar fondet e nevojshme financiare për implementimin  e këtij sistemi, ashtu siç palët politike kanë rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.

1.jpeg

2.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ma kanë hequr emrin nga Dropolli, s’e di ku e kam’, Ministria e Brendshme reagon pas akuzave të Vangjel Tavo: As ai dhe as fmailja e tij nuk janë zhvendosur (LISTA)
Meta i bën thirrje qeverisë për hapa urgjentë në mbrojtjen e fëmijëve: Miratoni projektligjin "Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale" »
Article Logic
Execution time: 0.012653112411499
array(1) { ["section"]=> string(170) "kqz-i-kthen-pergjigje-partise-demokratike-per-fondin-e-instalimit-dhe-perdorimit-te-kamerave-shume-shpejt-do-te-miratohen-aktet-normative-marrin-kohen-e-tyre-sepse-228365" }