KQZ-ja e re, kërkojnë post Klement Zguri, Ilir Rusmali dhe Theodhori Sollaku

Publikuar tek: politike, më 19:18 30-09-2020 KQZ-ja e re, kërkojnë post Klement Zguri, Ilir Rusmali dhe Theodhori Sollaku Zguri-Sollaku-Rusmali

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidatët të cilën kanë aplikuar për pozicionet e Kryekomisionerit, Nënkomisionerit dhe për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Sanksioneve e Ankesave.

Mes kandidatëve ishin dhe Ilir Rusmali, ish-zëvendës ministër dhe ministër Drejtësie në kohën e PD, i cili dje pati një takim me Damian Gjiknurin. Burime brenda Kuvendit thanë se nuk kanë munguar dhe debatet apo ironitë nga ana e maxhorancës.

Adnor Shameti: A ndjehemi i çliruar nga dashuritë e vjetra politike në krye të këtij misioni që keni kërkuar?

Ilir Rusmali: Kam marrë distancën nga aktivizimi im politik për motivet që tashmë dihen. Unë mund të them për cilën parti politike votoj, por nëse e konsideroni që sekreti i votës nuk meriton të nëpërkëmbet, unë e lej këtë gjë.

Një post në KQZ-në e re kërkon dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

“Më është krijuar mundësia që në jetë të provoj sfida dhe eksperienca të reja. Mendoj se do më japin mundësinë që nëse votëbesohem mund të bëjë më  të mirën për një proces të drejtë zgjedhor”, tha ai.

Edhe Klement Zguri ka kërkuar një post në KQZ-në e riformatuar.

“Është gjëja që di të bëj më mirë, por besoj se i shërbej të përgjithshmes së vendit. Që kur ka hyrë demokracia kam kontakt me zgjedhjet në të gjitha komisionet, në 23 vite në KQZ, një eksperiencë që besoj se vlen për tu konsideruar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012056827545166
array(1) { ["section"]=> string(81) "kqz-ja-e-re-kerkojne-post-klement-zguri-ilir-rusmali-dhe-theodhori-sollaku-222253" }