KQZ-ja ‘ngrin’ kryebashkiakun e Vorës, ALIBEAJ: Të bëhet reforma që të mos kemi KAJMAKË dhe BABANË

Publikuar tek: aktualitet, më 14:08 01-11-2019 KQZ-ja ‘ngrin’ kryebashkiakun e Vorës, ALIBEAJ: Të bëhet reforma që të mos kemi KAJMAKË dhe BABANË Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nisur nga gjendja ekonomike në vend si dalja e zyrtarëve me probleme me ligjin etj, si dhe për mënyrën e hartimit dhe miratimit të Reformës Zgjedhore.

Në studion e ‘’News 24’’, pas heqjes së mandatit të kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, Alibeaj shtoi se propozimi i PD-së për të ngritur tryezë të Reformës Zgjedhore me mazhorancën nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, e cila sipas tij ka dhënë rezultate pozitive në të kaluaën.

‘’Vetëm për kriminalizimin duhet të shkojmë në zgjedhje të parakoshme. Në një situatë normale, natyrisht duhet të prisnim miratimin e Reformës Zgjedhore. Kjo është një situatë anormale, edhe mund të shkasin 2,3 raste. Do tja kurseja unë vetes këtë shfaqje të shëmtuar.

Një nga kushtet e Bundestagut është të bëhet bashkë Reforma Zgjedhore, por më tepër se ta bëjmë bashkë, pyetja është se pse e bëjmë ne këtë reformë. Sepse kemi një degradim të sistemit, prandaj duhet që vota të ruhet dhe të sjellë ndryshime. Çdo shqiptar sot s’do të donte të kishte njerëz të inkriminuar.


Reforma duhet të bëhet me vullnetin e të gjitha palëve poltike, duhet një metodologji që t’i bëjë të gjithë bashkë. Ne kemi propozuar që të bëhet një reformë, jo thjesht për OSBE-në, por të rekomandohen jo për të , por për kajmakët dhe babanët. Ne e kemi bërë propozimin e tonë, fare thjeshtë. Kjo reformë të bëhet nga parti politike reale, prandaj duhet të jetë e gjithëpranuar. Kemi kërkuar që dhe PS-ja të bëhet pjesë, me interlokutor, nën mbikëqyrjen e të gjithëve. Nuk është e komplikuar. Është e provuar dhe më parë dhe ka dhënë rezultate. Ky s’mban përgjegjësi për atë kriminel që e zgjedh vetë. Thotë që ca ndryshime të sistemit zgjedhor t’i bëjmë dhe vetëm. Reforma është të garantojmë votën që të sjellë ndryshime. Rama do t’i ulë veshët, pavarësisht kokëfortësisë së tij’’, u shpreh ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029350996017456
array(1) { ["section"]=> string(101) "kqz-ja-ngrin-kryebashkiakun-e-vores-alibeaj-te-behet-reforma-qe-te-mos-kemi-kajmake-dhe-babane-184345" }