Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, në zgjedhje mund të mos mungojnë as vota e emigrantëve.
Nuk bëhet fjalë për një votim në qendrën ku ata kanë lindur, por nga vendi ku banojnë aktualisht.
Ajo që mbetet për tu vendosur është fakti se në tryezën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve gjenden 3 variante, siç janë ajo me postë, votimi në konsullatë dhe votimi elektronik.
Gjasat janë që votimi të bëhet përmes postës, njëjtë siç veprojnë shumë shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Sa i përket numërimit të votave janë shqyrtuar dy opsione, ose që KQZ të kthehet në KZAZ dhe të numërohen në këtë institucion votat ose të shkojnë në KZAZ-të e zonave ku emigrantët figurojnë të regjistruar.
Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.
Këto propozime janë shqyrtuar nga grupi i punës i posacëm me në krye Ylli Merkaj, të cilët kanë një afat deri në datën 18 dhjetor për të sjellë një raport të detajuar, ku caktohet kosto financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.