KQZ miraton vendime të rëndësishme, ja sa minuta do transmetojnë televizionet për fushatën (NDARJA SIPAS PARTIVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 15-05-2017 KQZ miraton vendime të rëndësishme, ja sa minuta do transmetojnë televizionet për fushatën (NDARJA SIPAS PARTIVE)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

-         “Për caktimin e kohës së transmetimit në Radiotelevizionin Publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.  KQZ vendosi:

1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 60 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partisë parlamentare, Partia Socialiste e Shqipërisë.

2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 30 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare si më poshtë:

Lëvizja Socialiste për Integrim;

      Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet;

      Partia Kristian Demokrate; 

3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partive jo parlamentare si më poshtë:

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

Partia Aleanca Demokratike

Partia Aleanca Demokristiane

Partia Komuniste e Shqipërisë

Partia Fryma e Re Demokratike

Partia Demokracia Sociale

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

Partia Socialdemokrate

Lista e Barabartë

Partia Sfida për Shqipërinë

                            

-         “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.48 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

-         “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.39 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

-         “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.

-         “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve  për  Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 (tridhjetë e nëntë) vëzhguesve afatgjatë.

-         “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) për vëzhgimin e zgjedhjeve  për Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Institutit  Demokratik Amerikan (NDI) , për akreditimin e 7 (shtatë) vëzhguesve afatgjatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë bëri Rama fill pas takimit tej parashikimeve me zyrtarin e lartë amerikan
Rrëzohet kërkesa e Prokurorisë, Alfred Peza merr mbrapsht pasurinë »
Article Logic
Execution time: 0.01109504699707
array(1) { ["section"]=> string(116) "kqz-miraton-vendime-te-rendesishme-ja-sa-minuta-do-transmetojne-televizionet-per-fushaten-ndarja-sipas-partive-78677" }