KQZ ka miratuar ditën e sotme zonat e administrimit zgjedhor, të cilat do të jenë 92 në zgjedhjet e 25 prillit dhe jo 90 si në zgjedhjet e shkuara.
Rritja e numrit banorëve që kanë të drejtë vote sipas regjistrit të gjendjes civile në 2 ZAZ në Berat dhe në Fier ka bërë të nevojshme këtë ndryshim të miratuar nga Këshilli Rregullator.
Ndërkohë brenda pak ditësh do të shqyrtohet edhe akti për numrin e mandateve në çdo qark, ku pritet të ketë 3edhe ndryshime.
Për shkak të rritjes s ënumrit të banorëve, Tirana do të marrë edhe 2 mandate të tjera, duke bërë që në zgjedhjet e 25 prillit në kryeqytet të garohet për 36 mandate.
Këto 2 mandate do t’i hiqen Dibrës dhe Gjirokastrës, ku dibranët do të kenë mundësi të zgjedhin 5 deputetë dhe jo 6, ndërsa ghirokastritët do të votojnë për 4 deputetë.