KQZ nuk humb kohë dhe bie në konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik

Publikuar tek: politike, më 16:32 31-10-2020 KQZ nuk humb kohë dhe bie në konsensus, miratohen rregullat për identifikim biometrik

Kryekomisionieri i KQZ, Ilirjan Celibashi dhe zv.komisionerja Lealba Pelinku janë dakordësuar me njëri tjetrin përpara Këshillit Rregullator, ku kërkuan votën për të miratuar kriteret teknike se si do të aplikohet teknologjia ne zgjedhje për identifikimin biometrik të votuesve.

“Jemi dakordësuar për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me karakteristikat apo pajisjet për identifikimin biometrik të shtetasve”, tha Celibashi gjatë mbledhjes.

“Kohën politika e ka humbur në lidhje në këtë çështje në kuptim të rregullimit ligjor. Ne përpiqemi që ta fitojmë me angazhim më të dedikuar”, shtoi kryekomisioneri.

Edhe Këshilli Rregullator ra në dakordësi dhe miratoi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ku në 25 prill të gjithë votuesit do të identifikohen përmes aparaturave elektronike që lexojnë kartat e identitetit.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje ishte një nga kushtet e opozitës në marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë që u plotësua me dakordësi të plotë të KQZ dhe Këshillit Rregullator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS dhe futbolli bëhen bashkë, ekipit të Veliajt i bashkohet edhe Gjergji Muzaka: Ka mbajtur çdo premtim për sportin, i vlerësuar që ndodhem pranë tij
‘Nuk ka të blerë o Metë ziu’, Spartak Ngjela sulmon presidentin: I trembur po kërcënon se do bëjë gjëmën me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, paguhet nga rusia dhe… »
Article Logic
Execution time: 0.011275053024292
array(1) { ["section"]=> string(91) "kqz-nuk-humb-kohe-dhe-bie-ne-konsensus-miratohen-rregullat-per-identifikim-biometrik-225934" }