KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për vendimin

Publikuar tek: rajon, më 17:04 20-01-2021 KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, reagon Albin Kurti: Nuk jam në dijeni për vendimin

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë për deputetë, të disa subjekteve politike në Kosovë, janë ndaluar nga KQZ që të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 14 shkurt.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti është shprehur se nuk ka marrë asnjë njoftim nga KQZ-ja.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Ndër të tjera ajo tha ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjashtë viktima nga Covid, rritet ndjeshëm numri i rasteve në Kosovë
Ngjarje e rëndë, përdhunohet 33-vjeçarja në hotel, njihej me autorin (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011398077011108
array(1) { ["section"]=> string(95) "kqz-nuk-i-lejon-kandidimin-per-deputet-reagon-albin-kurti-nuk-jam-ne-dijeni-per-vendimin-235732" }