KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni Nisma - AKR -PD mbetet jashtë Kuvendit

Publikuar tek: rajon, më 08:22 07-11-2019 KQZ pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni Nisma - AKR -PD mbetet jashtë Kuvendit

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale, mediat kosovare raportojnë se koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme të hyjë në Kuvendin e Kosovës.

Njohësit procesit zgjedhor thonë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota, raporton Zëri.info, transmeton Neësbomb.al.

Pavarësisht se zyrtarët e koalicionit kanë deklaruar më parë me bindje se do të jenë pjesë e parlamentit dhe se i kanë grumbulluar të gjitha votat që i duhen, duket se kjo nuk është përmbushur.

Njohësit e procesit zgjedhor në Kosovë, deklarojnë se koalicioni Nisma – AKR – PD ka marrë 42 mijë e 72 vota. Po ashtu edhe zyrtarë të AKR-së kanë pranuar se nuk i kanë marrë votat e duhura për të qenë pjesë e Kuvendit dhe e vetmja mundësi është që të anulohen votat e ardhura nga Serbia.

Ndërkohë pritet që KQZ të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047209024429321
array(1) { ["section"]=> string(113) "kqz-pritet-te-shpalle-sot-rezultatin-e-zgjedhjeve-ne-kosove-koalicioni-nisma-akr-pd-mbetet-jashte-kuvendit-184985" }