KQZ punëson dhe trajnon Personat me Aftësi të Kufizuar. Biba: Do kenë dhomat e fshehta dhe maskat me alfabetin braille

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 24-04-2017 KQZ punëson dhe trajnon Personat me Aftësi të Kufizuar. Biba: Do kenë dhomat e fshehta dhe maskat me alfabetin braille

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Denar Biba zhvilloi një takim me personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të punësohen nga KQZ pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, për zgjedhjet e datës 18 qershor. 

Personat me Aftësi të Kufizuar do të angazhohen në 12 Zyrat Rajonale Zgjedhore në të gjithë qarqet e vendit, për një periudhë dy mujore deri në ditën e votimit.  Ata do të kenë detyrë të ndjekin dhe evidentojnë në kohë problematikat e zgjedhësve PAK, me qëllim marrjen e mënjëhershme të masave për zgjidhjen e tyre, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut përkatës.

Kryetari i KQZ-së, z. Denar Biba tha se, ky angazhim i PAK në Zyrat Rajonale Zgjedhore, do të shërbejë si një urë lidhëse mes KQZ-së dhe zgjedhësve me Aftësi të Kufizuar, në mënyrë që të bëhen përpjekjet maksimale për t’i dhënë zgjidhje para datës 18 Qershor, çdo problematike që do të evdientohet.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku përfaqësuesit e Personave me Aftësi të Kufizuar, shprehën vlerësimet e tyre për pozitive për mundësinë që Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju ka dhënë, duke i punësuar por edhe duke i përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor.

Personat me  aftësi të kufizuar, të cilët janë angzhuar pranë KQZ-së edhe në zgjedhjet pararendëse, ngritën  problematikat me të cilat përballet komuniteti i tyre gjatë procesit të votimit.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së, z. Biba i siguroi përfaqësuesit e PAK se, KQZ do të pajisë çdo qendër votimi me dhomë  të fshehtë të përshtatur për  PAK,  shabllonët me alfabetin braille, që ndihmon zgjedhësit që nuk shikojnë për të votuar, si edhe do të koordinojë me organet e qeverisjes vendore për të garantuar që qendrat e votimit të vendosen në katet e para, dhe në rastet e mundshme të vendosen rampa.

Pas trajnimit të zhvilluar nga Administrata e KQZ-së, të 12 personat që do të angazhohen në ZRZ, kanë nënshkruar kontratat e punësimit me KQZ-në. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 të plagosur në Shkodër, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal (VIDEO)
NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Nesër do jenë pa energji elektrike këto zona të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.012837171554565
array(1) { ["section"]=> string(122) "kqz-puneson-dhe-trajnon-personat-me-aftesi-te-kufizuar-biba-do-kene-dhomat-e-fshehta-dhe-maskat-me-alfabetin-braille-76270" }