KQZ: Qeverisja vendore nuk ka sjellë informacion për vend-votimet

Publikuar tek: politike, më 11:49 14-02-2015 KQZ: Qeverisja vendore nuk ka sjellë informacion për vend-votimet Nje nga mbledhjet e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që në orën 10.00 të paradites së sotme (e shtunë) kërkoi nëpërmjet një daljeje zyrtare të zëdhënëses nga të gjitha njësitë e pushtetit vendor, të sjellin menjëherë pranë këtij komisioni, vendet ku do të jenë qendrat e votimit.

Sipas zëdhënëses së KQZ janë 235 njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë dhënë asnjë informacion për vendet ku do të vendosen pikat e votimit. Sipas zëdhënëses është një detyrim i kodit zgjedhor që pushteti vendor të japë informacionin.

Ndërkaq, KQZ kërkoi edhe nga mediat dhënien e ofertave për reklamat që do të bëhen gjatë fushatës zgjedhore. Operatorët radiotelevizivë sipas KQZ detyrohen të zbatojnë tarifa të njëjta. Koha e përgjithshme e transmetimeve televizive si për kandidatët dhe për partitë nuk mund të jetë më shumë se 90 minuta. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029025077819824
array(1) { ["section"]=> string(69) "kqz-qeverisja-vendore-nuk-ka-sjelle-informacion-per-vend-votimet-3300" }