KQZ refuzon kandidimin e Fredi Bejlerit për bashkinë e Himarës, reagon ministria e Jashtem greke

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 18-05-2019 KQZ refuzon kandidimin e Fredi Bejlerit për bashkinë e Himarës, reagon ministria e Jashtem greke

Pas refuzimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve  për kandidimin e Alfred Bejlerit në zgjedhjet e 30 qershorit në garën për Bashkinë e Himarës, ka reaguar Ministra e Jashtme greke.

'Një shqetësim i veçantë është vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor Shqiptar, i përbërë nga përfaqësues të partive shqiptare, për të refuzuar emërimin e  Bejlerit në postin e kryetarit në zgjedhje. Sipas asaj që është njohur deri tani, ky vendim nuk ka bazë ligjore. Ne po ndjekim zhvillimet dhe jemi gati të ndihmojmë përfaqësuesit e pakicës' , thuhet në reagimin e  ministrisë.

Kujtojmë se Fredi Bejleri është një nga personat që kanë marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar dhe komandanti i grupit, si dhe u plagosën tre persona të tjerë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035539865493774
array(1) { ["section"]=> string(102) "kqz-refuzon-kandidimin-e-fredi-bejlerit-per-bashkine-e-himares-reagon-ministria-e-jashtem-greke-164739" }