KQZ tregon si do të votojnë personat me COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 08:50 19-01-2021 KQZ tregon si do të votojnë personat me COVID-19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në një intervistë për mediat vendase, zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka thënë se ekipet do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.

“Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin”, tregoi Elezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndanin kokainë në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar, mes tyre dhe një grua
Me oriz dhe fara luledielli, shqiptari krijon portretin e Joe Biden (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013139963150024
array(1) { ["section"]=> string(55) "kqz-tregon-si-do-te-votojne-personat-me-covid-19-235537" }