KQZ VENDOS, ja kujt i jepet mandati i Eduard Halimit

Publikuar tek: politike, më 11:35 19-02-2018 KQZ VENDOS, ja kujt i jepet mandati i Eduard Halimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme mori vendimin për mandatin e Eduard Halimit. 

KQZ vendosi t'i japë mandatin Astrit Veliajt, i dyti në listën e kandidatëve.

Vendimi u miratua me 7 vota pro.

Kujtojmë se kandidatja e renditur e gjashta në listën e Beratit Juvina Jani nuk pranoi ta merrte mandatin, ku nëpërmjet një statusi në facebook, lajmëroi se tërhiqej për arsye familjare. 

Sakaq, dhe kanditatja Monika Qose nëpërmjet një kërkesë drejtuar KQZ-së, Qosja thotë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi. Ajo u shpreh se ky vendim ishte me vullnet të lirë.

 Rendi i ditës në KQZ: 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 19.02.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg  jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për miratimin e Raportit Vjetor të KQZ-së për vitin 2017, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.

4. Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të kqz-së për vitin 2018.​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011660099029541
array(1) { ["section"]=> string(58) "kqz-vendos-ja-kujt-i-jepet-mandati-i-eduard-halimit-110728" }