Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme monitorimin e medias për transmetimet televizive të partive politike.
Gjatë monitorimit në periudhën 26 maj deri në 2 qershor, Bordi i Monitorimit të Medias ka hasur disa shkelje në televizionet shqiptare.
Kështu, TVSH ka prishur raportet kohore, ku LSI ka 16.27 minuta transmetim, PDIU ka 5.32, dhe asnjë parti tjetër parlamentare që ka nën 20% të vendeve në Kuvend nuk ka kohë transmetimi për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Operatorin Televiziv Publik .
Ndërkohë operatorët ABC News, Top News, Report tv, Onufri, Tv Berat, Tv1 Channel, Rozava dhe Start, kana shkelur raportet kohore të pasqyrimit të fushatës në favor të disa partive politike si më poshtë:
ABC News 394 minuta më tepër në favor të subjektit PS
Report tv, 195 minuta më tepër në favor të subjektit PS
Top News 159 minuta më tepër në favor të subjektit PS
Gjithashtu Operatorët Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, ABC News, News24 dhe Ora News, kanë shkelur dispozitat e nenit 24/2, pika 6 të ligjit 90/2017pasi kanë transmetuara reklama të institucioneve shtetërore, konkretisht, reklamat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR.
Për këto shkelje KQZ ka vendosur të urdhërojë operatorin Televizionin Publik Shqiptar të kompesojë me kohë transmetimi shtesë për edicionet e zakonshme dhe të posacme informative, partitë parlamentare të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në kuvend me te njëjtën mase qe i ka dhënë subjektit Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe partitë e tjera joparlamentare që marrin pjesë në zgjedhje me 10 minuta kohë transmetimi brenda 48 orëve.