Krah Nobelistes së Paqes, Meta publikon për herë të parë selfie-n me papion të bardhë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:23 22-10-2019 Krah Nobelistes së Paqes, Meta publikon për herë të parë selfie-n me papion të bardhë

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito.

Meta ka qenë në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio.

Mirëpo vëmendjen ka marrë veshja e presidentit me dorashka dhe papion të bardhë.

Pak më parë, kreu i shtetit nuk ka nguruar të publikojë për herë të parë një foto me këtë ndryshim jo të zakonshëm.

I veshur me papion, Meta shfaqet me Nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi.

'Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën', shkruan ai përbri fotos.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073578357696533
array(1) { ["section"]=> string(91) "krah-nobelistes-se-paqes-meta-publikon-per-here-te-pare-selfie-n-me-papion-te-bardhe-183070" }