‘Krahu i djathtë i operacionit humanitar’, Rama ‘ngre në qiell’ të rinjtë vullnetarë të shoqatës bamirëse: Shëmbëlltyra e njerëzillëkut në kohë kolere

Publikuar tek: politike, më 13:49 26-03-2020 ‘Krahu i djathtë i operacionit humanitar’, Rama ‘ngre në qiell’ të rinjtë vullnetarë të shoqatës bamirëse: Shëmbëlltyra e njerëzillëkut në kohë kolere Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga ndihmat që po jepen për familjet e varfra në këto ditë të vështira nga shoqata e bamirësisë “Fundjavë Ndryshe”.

“Krahu i djathtë i operacionit humanitar”, shkruan Rama ndërsa thekson se këta të rinj dhe të reja që vullnetarisht po sakrifikojnë çdo ditë bashkë me forcat e shtetit në terren, në një kohë që Covid-19 po përhapet me shpejtësi, meritojnë gjithë mirënjohjen.

“Fundjavë ndryshe, krahu i djathtë i operacionit humanitar, meriton gjithë mirënjohjen tonë për vajzat e djemtë, që vullnetarisht po sakrifikojnë çdo ditë, bashkë me forcat e shtetit në terren, duke u bërë shëmbëlltyra e njerëzillëkut në këtë kohë kolere”, shkruan Rama.

Kujtojmë se edhe qeveria vijon aksionin për shpërndarjen e ushqimeve dhe sendeve jetike në disa familje të varfra në këtë peirudhë ku të gjithë janë të izoluar nga koronavirus i cili deri më tani ka infektuar 174 persona dhe ka shënuar 6 viktima në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091359615325928
array(1) { ["section"]=> string(151) "krahu-i-djathte-i-operacionit-humanitar-rama-ngre-ne-qiell-te-rinjte-vullnetare-te-shoqates-bamirese-shembelltyra-e-njerezillekut-ne-kohe-kolere-200143" }