Kraki: Lufta për liri ka qenë e drejtë, por çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 10:10 13-07-2020 Kraki: Lufta për liri ka qenë e drejtë, por çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës Profesori Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, shkruan se lufta për liri e Kosovës ka qenë e drejtë por sipas tij çoroditja e disa trimave pas luftës i ka bërë dëm tragjik vendit.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë... POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës dhe e ka deviju qellimin e vet luftës për liri e shtet. Edhe më zi, krahas këtyre ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurrë pushkë as luftë me sy s’kanë pa”, shkruan ai.

Më tej, Kraki thotë se falë këtyre trimave ish-bashkëpunëtorët e regjimit serb janë rehabilituar e janë bërë diplomatë e deputetë.

“Madje sot, falë tyre, këtyre trimave dmth, edhe ish bashkpunëtorët e zellshem të regjimit serb (apo pasardhesit e tyre) janë rehabilitu e fuqizu, dikush diplomat, dikush analist, dikush profesor, dikush deputet...

Kështuqë, kushdo që akuzohet për çoroditë e pasluftës, hairin ia paftë dhe drejtësia fitoftë”, përmbyll ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008903980255127
array(1) { ["section"]=> string(119) "kraki-lufta-per-liri-ka-qene-e-drejte-por-coroditja-e-disa-trimave-pas-luftes-i-ka-shkaktuar-dem-tragjik-kosoves-213680" }