Krasniqi: Deklarata e Llallës ndaj Lu ishte politike, gjuhë kafenesh. E pafalshme

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 02-02-2017 Krasniqi: Deklarata e Llallës ndaj Lu ishte politike, gjuhë kafenesh. E pafalshme

Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, thotë se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj ambasadorit amerikan ishte gati gati një deklaratë politike.

Ai deklaroi se mos dhënia e vizave ambasada amerikane ndodh edhe në vende të tjera si një mënyrë për të ndalur zyrtarët e korruptuar.

Krasniqi: Konflikti do të thellohet në të ardhmen jo vetëm me ambasadorin amerikan. Ne në Kushtetutë ne kemi përfshirë misionin ndërkombëtar që përfaqësohet dnga ambasadori i SHBA dhe i BE-së. Në këtë lloj shqetësimi nuk shoh ndonjë problem tek ambasadori. Në çdo vend, ambasada nuk jep viza për zyrtarët e korruptuar.

Reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, nëse nuk thuhej se ishte Prokurori i Përgjithshëm, ishte gjuha e një qytetari të revoltuar dhe ishte një nivel degradues. Është e pafalshme që kryeprokurori të akuzojë SHBA-të për shantazh. Këtë i thonë njerëzit në kafene, jo një prokurori. Nëse ai ka pasur raste shqetësimi duhet t’ia kishte bërë me dije organeve kompetenteve. Deklarata ishte gati politike dhe gati gati në sinkron me parti të caktuara politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i motrës, vdes vëllai i pedagoges së njohur
Skandali: Noterja nga Rrësheni falsifikon firmën e klientit në kontratë »
Article Logic
Execution time: 0.012040853500366
array(1) { ["section"]=> string(84) "krasniqi-deklarata-e-llalles-ndaj-lu-ishte-politike-gjuhe-kafenesh-e-pafalshme-67533" }