Kredi për të blerë shtëpi në Tiranë, borxh dhe shfrytëzimi i overdraftit në bankë… Zbardhet pasuria e Klodian Brahos, ja ‘lëvizjet’ e të shoqes punonjëse në ZRPP

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 27-12-2019 Kredi për të blerë shtëpi në Tiranë, borxh dhe shfrytëzimi i overdraftit në bankë… Zbardhet pasuria e Klodian Brahos, ja ‘lëvizjet’ e të shoqes punonjëse në ZRPP Klodian Braho, anetar i SPAK

Klodjan Braho, tashmë anëtar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokuror që prej vitit 2007 në Berat, Vlorë, e së fundmi te Krimet e Rënda në Tiranë, ka një mori shifrash në deklarimin e pasurisë.

 

Më shumë se sa deklarimi i pasurisë së tij, prokurorit ‘i ka zënë hapësirë’ në formular, bashkëshortja e tij Arjola Braho, punonjëse në ZQRPP.

KPK, konfirmoi në detyrë prokurorin Braho edhe pse bashkëshortja e tij figuronte me transaksione të dyshimta me vëllain e saj, E.V., i arrestuar dhe dënuar në Itali për trafik droge.

Prokurori u justifikua para KPK-së duke thënë se s’kishte dijeni për çfarë kishte bërë kunati i tij në Itali dhe në fund kaloi me sukses vettingun.

Në deklaratën fillestare të pasurisë bërë në vitin 2007, Braho ka deklaruar kursime nga shpërblimi në shkollën e magjistraturës në vlerën 900 mijë lekë.

Gjithashtu ka deklaruar të ardhura si student nga shkolla e magjistraturës, 3 mln e 600  mijë lekë.

Ndërkaq, në deklarata e 2018-ës është një ‘marramendje’ veprimesh nga ana e prokurorit dhe veçanërisht bashkëshortes së tij.

1.7 mln janë deklaruar nga të ardhurat nga paga si prokuror te Krimet e Rënda në Tiranë. Në vitin 2017, prokurori Braho ka tërhequr shumën e kursyer te Raiffeisen duke pohuar gjithashtu se shuma e kursyer prej 10 mln lekësh janë të ardhur atë krijuara gjatë martesës, dhe janë në pronësi bashkëshortore.

1.5 mln lekë janë shtuar në llogari si rrjedhojë e pagës së bashkëshortes si punonjëse e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.

Çifti ka shlyer edhe një detyrim prej 2 mijë eurosh si dhe ka shlyer këstet e kredisë prej 2 mln e 300 mijë lekësh marrë në një bankë të nivelit të dytë.

Çifti ka marrë një kredi në vlerën 28 mln lekë për të blerë një shtëpi në Kashar, ndërsa rezulton se ka shfrytëzuar edhe overdraftin në bankë.

Bashkëshortja e Brahos, në vitin  2017 ka tërhequr 1 mln e 900 mijë lekë dhe ka mbyllur llogarinë në një bankë të nivelit të dytë. Pretendohet se tërheqja është bërë për të blerë një makinë por makina nuk u ble pasi zonja nuk arriti të shesë mjetin që kishte ndërkohë.

Bashkëshortja e prokurorit deklaron  krahas të ardhurave nga paga edhe të ardhurat nga raportet e lindjes ndërsa rezulton bashkëkredimarëse në një tjetër bankë me babain e saj.

Ajo ka marrë 46 mijë euro kredi me afat 20 vjeçar. Kredia ka vlejtur për apartamentin e babait të saj. Gjatë 2016 janë shlyer 4.548,48  Euro. Principali i mbetur ne dt.31.12.2016  është në shumën 40.373,35 Euro.

 

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

 

6.jpg7.jpg

8.jpg9.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lejonin futjen e mallrave kontrabandë, arrestohen 2 punonjës policie në Korçë
Albin Kurti refuzon ftesën e Thaçit, zbulohet arsyeja »
Article Logic
Execution time: 0.011300802230835
array(1) { ["section"]=> string(163) "kredi-per-te-blere-shtepi-ne-tirane-borxh-dhe-shfrytezimi-i-overdraftit-ne-banke-zbardhet-pasuria-e-klodian-brahos-ja-levizjet-e-te-shoqes-punonjese-ne-zrpp-190494" }