Kreditë e këqija, Denisa Daka e Dhomës Kombëtare të Avokatisë: Sistemi bankar të shmangë dramat e pafuqinë e qytetarëve

Publikuar tek: ekonomi, më 16:44 24-10-2016 Kreditë e këqija, Denisa Daka e Dhomës Kombëtare të Avokatisë: Sistemi bankar të shmangë dramat e pafuqinë e qytetarëve

Denisa Daka, anëtare e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë te “Rogneri” ka deklaruar se problematika e kredive të keqija ka qenë një derivat i menyrës dhe formës së menaxhimit të procesit kontraktues apo parakontraktues nga ana e kreditorit të sistemit bankar kryesisht.

Sipas Dakës duhet medoemos që sistemi bankar të funksionojë sic duhet, duke u bërë efektiv e funksional për të shmangur dramat e pafuqinë e qytetarëve në këtë vend, e  për të adresuar problemet në kohën dhe mënyrën e duhur.

FJALA E PLOTË E DENISA DAKËS GJATË TAKIMIT:

Cështja e kredive të keqija nuk i përket sot vec sistemit bankar, ndërsa efektet dhe pasojat e kësaj problematike prekin sot krejt shoqërinë.

Për këtë arsye duke sjellë një ze sot nga komuniteti i avokatisë, një strukturë e posacme dhe shumë e rëndësishme e cila mundëson dhe garanton të drejtën thelbesore të mbrojtjes së të drejtave të subjekteve te posacme, ndaj me ju pikpamjen time personale në lidhje me këtë problem.

Në një pjesë të konsiderueshme të proceseve gjyqësore ne përballemi me subjektet kreditore në pozita të forta, përsa i perkët pozitës juridike dhe financiare, bëhet fjale per bankat e te gjitha niveleve ne vend.

Gjate punës sonë kemi konstatuar me dhjetra raste kur problematika e cdo rasti nis që nga hartimi i njëkontrate, me të cilat lidhet pasiguria, mungesa e informacionit si dhe sigurimi i nje mbrojtje efektive me pas ne favor të subjekteve huamarrësë, çka sjell një pabarazi mes palëve në këtë rast.

Kreditorët por dhe dorëzanesit në vecanti pothuaj në shumë raste jane krejtesisht tëpainformuar per detyrimet, pasojat por dhe kostot reale qe rrjedhin prej tyre, duke moa kuptuar ne kete rast elemente baze te pozites proceduriale te tyre ne keto procese, ne kundershtim me urdherimet e specifikuara ne nenin 686 te K.Civil ne te cilen në menyre taksative caktohet nga ligjvenesi të drejtat e huamarrësve të njohin kushtet kontraktore për të krijuar në vijim një proces të rregullt e trasparent në një marrëdhënie kontraktore.

Mungesa e njoftimeve te vendimeve perkatësë gjatë procedures administrative ndjekur nga kreditori, c'ka sjell si pasojë të drejtat e garantimit të një procesi të rregullt e ligjor, përfshi dhe të drejtën për tu degjuar e për tu ankuar, ka qenë një tjetër mënyre për të penalizuar huamarrësit në çdo rast, në të gjitha fazat proceduriale te ketij procesi.

Kete problem ia adresoj sistemit bankar ne vecanti..

Si rrjedhojë janë renduar garancite e debitorit në këtë rast duke patur avantazh kryesisht kreditori, duke i futur huamarrësit e me pas debitorët ne nje rreth vicioz.

Shpesh garancite e kerkuara nga huamarresit nga sistemi bankar kane qene ne tejkalim ekstrem te vete demit qe mund ti vinte kreditorit duke pakesuar ne kete rast dhe mundesite e kreditorit per nje kthim te mundshem te huase.

Ne momentin e leshimit te urdhrave te ekzekutimit nga gjykatat procesi është pothuaj fiktiv duke u marre apriori si e saktë vec llogaritja e dëmit të kryer nga bankat, proces qe duhet ta kryejne ne kete rast eksperte të posacem ne fushen financiare.

Gjithashtu gjate ndjekjes se procedures administrative nga kreditori, huamarresve nuk u behet me dije eksperti i pasurive te paluajtshme, duke i mohuar te drejten e kontestimit apo perjashtimit te tij kur verehen rrethana specifike njeanshmerie apo vertetohen rrethana serioze njeanshmerie duke mos u marre parasysh gjithashtu me pas kontestimet apo qendrimi  objektiv i tyre per rastin ne fjale, cka sjell favorizim ne cdo rast të pozitave  të kreditorit ne keto procese.

Gjithashtu evidentoj faktin se procdura e rrepte permbarimore nxori ne pah shume defekte te sistemi bankat, përballe humbësve të ketij nga menyra e organizjmit dhe brenda sferes ligjore te ketij sherbimi.

Një tjetër problem qe duhet të evidentoj eshte dhe ristrukturimi i kredive të keqija gjatë procesit të ekzekutimit të vendimeve i cili sipas meje u krijua për të suportuar debitorin duke renduar serish poziten e debitorit duke ruajtur portofolin e kredive të keqija duke detyruar huanarredin të paguaje pertej pagesave apo interesave bazë.

Ne kete konteks sqaroj se ka nje lidhje shkak pasojë, dhe mendojmë se problematika e kredive të keqija ka qenë një derivat i menyrës dhe formës së menaxhimit te procesit kontraktues apo parakontraktues nga ana kreditorit te sistemit bankar kryesisht.

Huamarresit dhe debitorët më pas nuk orientohen për të kerkur ndihmën e nje avokati c'ka si rrjedhojë u sjell dëm të gjitha palëve në këtë proces.

Duke patur parasysh rritjen e këtij fenomeni këtu tashme kemi nje dimension te ri per gjithë gamën e problematikes ketu.

Për këte arsye kordinimi i të gjithe faktorëve ne keto procese do të jete thelbi i zgjidhjes së tyre.

Duhet medoemos qe sistemi bankar të funksionojë sic duhet, duke u bërë efektiv e funksional për të shmangur dramat e pafuqinë e qytetarëve në këtë vend për të adresuar problemet ne kohen dhe menyren e duhur me seriozitet e pergjegjshmeri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019469022750854
array(1) { ["section"]=> string(123) "kredite-e-keqija-denisa-daka-e-dhomes-kombetare-te-avokatise-sistemi-bankar-te-shmange-dramat-e-pafuqine-e-qytetareve-57244" }