Qytetarët korçarë edhe këtë vit kanë përshkuar në heshtje përgjatë bulevardit “Shën Gjergji”, për të vijuar më pas në bulevardin “Gjergj Kastrioti” për të ndalur edhe një herë tjetër tek sheshi i Katedrales.
Procesioni i kësaj dite është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes Imzot Johani dhe klerikë të tjerë te cilet në heshtje kanë kaluar fillimisht në pedonale dhe më pas në bulevardet kryesore të qytetit për të përfunduar ecjen përpara katedrales.
E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.