‘Krenar që kombi ynë mbrojti mijëra hebrenj’, Meta kujton viktimat e Holokaustit: Gjenocide të tilla çnjerëzore nuk duhet të ndodhin kurrë më

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 27-01-2020 ‘Krenar që kombi ynë mbrojti mijëra hebrenj’, Meta kujton viktimat e Holokaustit: Gjenocide të tilla çnjerëzore nuk duhet të ndodhin kurrë më Ilir Meta vendos kurore ne nderim te viktimave te Holokaustit

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me anë të një mesazhi në facebook viktimat e Holokaustit, duke u shprehur se ndjehej krenar që kombi ynë priti mijëra hebrenj.

Duke kujtuar masakrat e ndodhura në Izrael dhe Bosnje Hercegovinë, Meta është shprehur se nuk duhet të lejojmë që të tilla gjenocide të ndodhin më.

Meta theksoi se nuk duhet të përsëriten kurrë më shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe antisemitizmi.

Mesazhi i Metës:

" Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.

Dy dekada më parë në zemër të Europës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.

Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!

Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.

#WeRemember #NeverAgain

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073020458221436
array(1) { ["section"]=> string(144) "krenar-qe-kombi-yne-mbrojti-mijera-hebrenj-meta-kujton-viktimat-e-holokaustit-gjenocide-te-tilla-cnjerezore-nuk-duhet-te-ndodhin-kurre-me-193252" }