Krerë bandash e vrasës me pagesë: Gazetari tregon emrat, kokat e krimit që priten të dalin nga burgu në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 17:39 19-01-2020 Krerë bandash e vrasës me pagesë: Gazetari tregon emrat, kokat e krimit që priten të dalin nga burgu në Shqipëri Foto ilustruese

Emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri kanë arritur të fitojnë lirinë njëri pas tjetrit gjatë muajve të fundit, sipas gazetarit Flamur Vezaj për shkak të ngecjes së reformës në drejtësi.

Gazetari rendit emrat e disa prej të liruarve së fundmi nga burgu, nga krerë të bandave deri te vrasës me pagesë.

Por tronditëse është edhe lista e emrave që gazetari investigativ Vezaj rendit kokat e krimit që sipas tij do të lënë së shpejti qelinë e burgut. Nga Emiljano Shullazi, te Genc Ferhati i njohur si i forti i Rrugës së Kavajës deri te ish anëtari i bandës së Durrësit Kujtim Buna.

Ja emrat sipas Vezaj:

"Janë liruar:

Lulzim Berisha, Ilir Paja, Florenc Çapja, Gert Gjenerali, Lulzim Caka, Viktor Ymeri, Elvis Martinaj, Indrit Dokle, Adriatik Coli, Ergys Kolaveri, Bashkim Haxhia, Alfred e Elvis Vladi e Alban Mollaymeri të “Toyota Yaris”-it, etj!

Po bëhen gati për lirim:

Arben Grori, Genc Ferhati, Kujtim Buna, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi me “bandën” e tij, etj etj".

Shkrimi i plotë i gazetarit Vezaj:

Pasojat e ngecjes së reformës!

Ja emrat e kriminelëve të liruar dhe atyre që po bëhen gati!

###

Kohët e fundit janë liruar nga burgu shumë personazhe të botës së krimit me rrezikshmëri të lartë shoqërore! Të gjithe këta, kanë përfituar nga lojrat proceduriale të gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorëve të burgjeve e atyre të shërbimit të provës e juristëve të ndryshëm! Disa janë liruar edhe me porosi të partive politike, njohjet me deputetët e zyrtarë të tjerë të rëndesishëm qoftë edhe vartës të Ministres së Drejtësisë që del dhe bën propagandë duke ia faturuar fajtin të tjerëve!

Por, e gjithë kjo ka ndodh e po ndodh nga mos krijimi i institucioneve të reja dhe mos funksionimi i disa të tjerave, të krijuara si produkt të reformës në drejtësi, që tashmë ka ngecur! Këta vrasës e kriminelë, po e shijojnë lirinë falë edhe papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve të cilët çekiçin po e përdorin për përfitimet e tyre personale dhe të vetedijshem se nuk ndëshkohen nga KLGJ-ja! Pasi këta të fundit prej më shumë se 12 muajve nga krijimi i tyre paguhen nga taksat e qytetarëve pa bërë asgjë, pasi ende nuk kanë marrë një vendim të rëndësishem kundër këtyre gjyqtarëve të papërgjegjshëm! Deri në lirimin e radhës ja emrat e të liruarve dhe atyre që po bëhen gati!

#Janë liruar:

Lulzim Berisha, Ilir Paja, Florenc Çapja, Gert Gjenerali, Lulzim Caka, Viktor Ymeri, Elvis Martinaj, Indrit Dokle, Adriatik Coli, Ergys Kolaveri, Bashkim Haxhia, Alfred e Elvis Vladi e Alban Mollaymeri të “Toyota Yaris”-it, etj!

#Po bëhen gati për lirim:

Arben Grori, Genc Ferhati, Kujtim Buna, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi me “bandën” e tij, etj etj!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24073696136475
array(1) { ["section"]=> string(117) "krere-bandash-e-vrases-me-pagese-gazetari-tregon-emrat-kokat-e-krimit-qe-priten-te-dalin-nga-burgu-ne-shqiperi-192522" }