Kreshnik Çollaku jep lajmin: Në Këshillin Bashkiak Tiranë ka një mazhorancë të re

Publikuar tek: politike, më 14:26 02-02-2018 Kreshnik Çollaku jep lajmin: Në Këshillin Bashkiak Tiranë ka një mazhorancë të re

Këshilltari i Bashkisë së Tiranës Kreshnik Çollaku ka njoftuar ditën e sotme se në Këshillin Bashkiak duke filluar nga dita e sotme do të ketë një maZhorancë të re. 

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për pavlefshmërinë e mandatit të 6 këshilltarëve socialiste, dhe automatikisht shprehet Çollaku, Partia Socialiste shkon në pakicë.

“Me kete akt bie poshtë çdo vendim i marrë me mandate e shumica të manipuluara në Keshillin Bashkiak që nga korriku 2017.

Duke përshendetur vendimin e Gjykates Tiranë, deklarojme se do të ndjekim me vëmendje maksimale proçesin që ky vendim imponon.”- shkruan Çollaku në statusin e tij në facebook.

Postimi i plotë: 

Me vendimin e sotem te Gjykates Tirane,per pavlefshmerine e mandatit te 6 keshilltareve socialiste,ne Keshillin Bashkiak Tirane Partia Socialiste kalon ne pakice. 
Nga sot ne Keshillin Bashkiak Tirane ka nje maxhorance te re. 
Nga korriku 2017 kjo pakice ka manipuluar vendimet e Keshillit Bashkiak duke u sjelle si maxhorance fallco. Kete manipulim e fallcitet sot e beri Null vendimi i Gjykates Tirane.

Me kete akt bie poshte cdo vendim i marre me mandate e shumica te manipuluara ne Keshill Bashkiak qe nga korriku 2017.

Duke pershendetur vendimin e Gjykates Tirane,deklarojme se do te ndjekim me vemendje maksimale procesin qe ky vendim imponon.

Si maxhorance e re ne Keshillin Bashkiak Tirane do te ndermarrim cdo akt ne pergjegjshemri te plote qytetare e ne perputhje me interesin e tyre,per anullimin e cdo vendimi abuziv te marre nga maxhoranca e shkuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010245800018311
array(1) { ["section"]=> string(87) "kreshnik-collaku-jep-lajmin-ne-keshillin-bashkiak-tirane-ka-nje-mazhorance-te-re-108859" }