Kreshnik Spahiu u duk se paralajmëroi sot rikthimin në politikë, teksa i bëri thirrje 20 partive të vogla të bashkohen kundër tre forcave politike të mëdha PS, PD, LSI.
Por ka qënë po vetë, Spahiu ai që ka sqaruar këtë deklaratë, ku mes të tjerash shkruan se në rrjetet sociale shkruan për mallin për Shqipërinë e për miqtë dhe jo për konferencë shtypi.
Në statusin e tij, Spahiu hedh poshtë këto pretendimet dhe shton se as nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit.
"Të dashur miq, unë në facebook shkruaj nga malli për Shqipërinë. Unë shkruaj për miqtë dhe jo për koferenc shtypi. Unë s’jam as në pushtet, as në politik dhe as në Shqipëri. Unë s’kërkoj vota dhe do i bojktoj ato, prandaj s’dëshiroj debate me askënd. Kritikoni ata që janë në qeveri, apo ata që duan ta marrin pushtetin. Ne 2 milion shqiptarët që punojmë në profesion jashtë Shqipërisë, s’kemi asgjë në dorë. Faleminderit për mirkuptimin,"