Kreu i ALUIZNI-t lajmëron qytetarët, Lame: Mos u hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument

Publikuar tek: aktualitet, më 17:17 23-03-2017 Kreu i ALUIZNI-t lajmëron qytetarët, Lame: Mos u hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument

“Mos ju zini besë personave që ju paraqiten në shtëpitë tuaja pa qenë të pajisur me dokumentin përkatës të identifikimit dhe të punonjësit të ALUIZNI-t”, kështu është shprehur kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili thekson se bagde i varur në qafën e punonjësve me identitetin e tyre është shumë i rëndësishëm për të mos rënë pre e mashtimeve.

Ndërkohë në lidhje me shqetësimin që vjen nga nevoja për legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesi, të cilëve nuk u dihet as emri, Lame thekson: “Qytetarët kanë vetëm dy detyrime. E para me durim të plotësojnë dokumentat kur ju kërkohet nga punonjësit tanë. E dyta të vijnë të trokasin dhe të thonë: Shiko, është edhe ky pallat! Sepse jo të gjitha janë të deklaruara. Nëse mund të shtoja dhe një gjë të tretë t’u bëjnë presion ndërtuesve t’i thonë shko dhe apliko dhe ndiq procedurat që kërkon drejtoria përkatëse”, është shprehur kreu i ALUIZNI-t Artan Lame.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prostitucioni, kjo është Maria, tutorja që rekrutonte studente për biznesmenët (Foto)
Përplasen dy motorë, plagosen drejtuesit »
Article Logic
Execution time: 0.0093638896942139
array(1) { ["section"]=> string(103) "kreu-i-aluizni-t-lajmeron-qytetaret-lame-mos-u-hapni-deren-personave-qe-ju-vijne-pa-kete-dokument-72910" }