Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako: Qytetarët të mos futen në shtëpitë e pabanuara

Publikuar tek: aktualitet, më 23:48 28-01-2020 Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako: Qytetarët të mos futen në shtëpitë e pabanuara FotoArkive: Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako, u bën thirrje banorëve që të mos futen në shtëpitë e tyre, nëse ato janë të dëmtuara seriozisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një lidhje telefonike për Ora Neës ai tha se nuk ka vend për panik, ndaj qytetarët duhet të qetësohen. 

“Gjej rastin të bëj thirrje për të gjithë qytetarët që kanë konstatuar dëme serioze në banesat e tyre, duhet patjetër që të largohen nga ai ambient duke u sistemuar në çadra apo në hotele

Janë marrë të gjitha masat. Shtabet e emergjencave janë funksionale. Në këto kushte jemi duke menaxhuar gjithë informacionet që vjen, nga bashkitë përkatëse. Deri në këto momente nuk kemi dëme të raportuara”, është shprehur Haki Çako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020314931869507
array(1) { ["section"]=> string(90) "kreu-i-emergjencave-civile-haki-cako-qytetaret-te-mos-futen-ne-shtepite-e-pabanuara-193442" }