Kreu i Emergjencave: Uragani Irma do fshijë Floridan apo shtetet fqinje

Publikuar tek: bota, më 15:33 08-09-2017 Kreu i Emergjencave: Uragani Irma do fshijë Floridan apo shtetet fqinje

Kryebashkiaku i Floridas Josh Levy i ka bërë thirrje banorëve të evakuuhen sa më parë, teksa ka ngritur alarmin për mosmjaftueshmëri të qendrave të strehimit për 35 mijë persona.

Sakaq, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ka paralajëmruar se uragani Irma "do shkatërrojë Floridan ose ndonjë nga shtetet fqinje", shkruan Newsbomb.al.

“Florida do mbetet pa energji elektrike për ditë të tëra dhe më shumë se 100 mijë persona mund të kenë nevojë për strehim”, tha Brock Long, kreu i FEMA.

Uragani i kategorisë pesë, Irma, ka lënë gjurmët e shkatërrimit në Karaibe ndërsa rreth 1.2 milion njerëz janë prekur.

Teksa po i afrohet brigjeve të SHBA-së, uragani është reduktuar në kategorinë katër, megjithatë erërat shkatërruese arrijnë shpejtësinë 250 kilometra në orë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 20 vjetori i "Hardtalk" në BBC, sa ndryshe e gjeti gjigantin mediatik kjo ditë e rëndësishme
I përdorni por s’dini kuptimin? Ja çfarë do të thotë ngjyra në çdo zemër emoj që u dërgoni miqve? »
Article Logic
Execution time: 0.011244058609009
array(1) { ["section"]=> string(76) "kreu-i-emergjencave-uragani-irma-do-fshije-floridan-apo-shtetet-fqinje-91618" }