Kreu i FMN-së, Christine Lagarde, në gjyq për aferën 400 milionë euro

Publikuar tek: bota, më 16:44 17-12-2015 Kreu i FMN-së, Christine Lagarde, në gjyq për aferën 400 milionë euro

Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, që të dalë në gjyq lidhur me rolin e saj për pagesën prej rreth 400 milionë euro ndaj biznesmenit Bernard Tapie.

Avokati i Lagarde tha se do t’i rekomandojë klientes së tij që të apelojë vendimin e gjykatës franceze. Por vendimi për ta sjellë kreun e FMN-së në gjyq vjen si surprizë pasi në shtator të këtij viti, kryeprokurori francez kishte rekomanduar hetimin e saj për neglizhencën ndaj aferës “Bernard Tapie / Credit Lyonnais”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021271944046021
array(1) { ["section"]=> string(73) "kreu-i-fmn-se-christine-lagarde-ne-gjyq-per-aferen-400-milione-euro-28003" }