Gjatë një deklarate për media, kreu i FRD Bamir Topi, shhperu solidaritetin e tij me banorët e prekur nga zonat e përmbytura.
Topi tha se situate e krijuar në jug të vendit është alarmante dhe se përgjegjës për situatën janë politika dhe institucionet e saj. Kryetari i FRD tha se përmbytjet janë të përsëritura dhe se vizitat e politikanëve në zonat e përmbytura janë për ekzibicionizëm. Bamir Topi i bëri thirrje opozitës të tregohet më bashkëpunuese në situatën e krijuar.