Kreu i Komisionit të BE, Krichbaum: Meta duhet ta linte postin vakant

Publikuar tek: aktualitet, më 17:13 18-03-2015 Kreu i Komisionit të BE, Krichbaum: Meta duhet ta linte postin vakant

Kreu i Komisionit të Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum, ka thënë se “çështja Doshi” kërkon sqarim të plotë dhe kreu i Kuvendit Meta duhet ta kishte lënë postin vakant.

“Ju e dini që Shqipëria është një vend anëtar dhe ne ndodhemi para fillimit të negociatave të mirëfillta të anëtarësimit. Për këtë duhet të plotësohen disa parakushte, si p.sh. pavarësia e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, këto janë pika shumë, shumë të rëndësishme, të cilat duhet të zgjidhen para një anëtarësimi në BE”, ka thënë ai në një intervistë për “DW”.

I pyetur nëse ka diskutuar për çështjet që e preokupojnë opozitën në Shqipëri ai tha : “Natyrisht folëm edhe për politikën e brendshme, veçanërisht për të ashtuquajturën "aferë Doshi". Ajo që ndodh në këtë vend në këto momente, na çudit, sepse po të kemi parasysh cilësinë e akuzave, bën pjesë ndoshta në kulturën politike të një demokracie që personat përgjegjës edhe ta mbajnë përgjegjësinë dhe që proceset të sqarohen. Mendoj edhe se është në përputhje me kulturën politike, që pikërisht në rastin e një kryetari parlamenti të nxirren përfundimet përkatëse. Mendoj se duke parë kualitetin e akuzave, deri në sqarimin e plotë të së gjithës, ai duhet ta linte përkohësisht vakant postin e tij. Vetëm kjo do të mundësonte një sqarim pa paragjykime, sepse të paktën këtu (në Gjermani) do të ekzistonte mundësia që (për një rast si ky) të ngrihej një komision hetimor, i cili natyrisht duhet të angazhohej nga Parlamenti, një komision, i cili themelohet nga mesi i parlamentit. Si do të funksiononte një komision i tillë hetimor parlamentar, si mund të bëhej sqarimi parlamentar, kur shefi i parlamentit njëkohësisht mund t'i pengonte hetimet. Prandaj do të ishte mirë që ai t'i kundërvihej kësaj përshtypjeje të keqe dhe të paktën ta vinte në dispozicion postin”.

Ai tha se është e rëndësishme që anëtarësimi në BE të shihet si një objektiv gjithëkombëtar, gjithështetëror, që të gjitha partitë t'i bashkojnë përpjekjet e tyre për këtë objektiv

“Apeli im në drejtim të popullit është që të kemi durim, sepse shumë gjëra do të kërkojnë kohë, edhe negociatat e mëvonshme të anëtarësimit. Apeli im është që projektet reformuese të ecin përpara më me vendosmëri. Këtu ka ende mundësi për ta shtuar ritmin. Dhe prandaj do të uroja që reformat të vazhdojnë më me kurajë dhe më me vendosmëri”, ka thënë Krichbaum në intervistën e dhënë për “DW”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja e Këshillit të Prokurorisë, propozohen 3 emërimet përfundimtare
PD nesër protestë tek Kuvendi, policia publikon planin e masave »
Article Logic
Execution time: 0.012580156326294
array(1) { ["section"]=> string(72) "kreu-i-komisionit-te-be-krichbaum-meta-duhet-ta-linte-postin-vakant-6285" }