Kreu i Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e gjuhës shqipe: Nuk kam koment për ata që votuan kundër ligjit

Publikuar tek: politike, më 15:33 11-01-2018 Kreu i Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e gjuhës shqipe: Nuk kam koment për ata që votuan kundër ligjit

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talet Xhaferri ka reaguar pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë.

Xhaferri ka folur për News 24 ku ka thënë se ligji u miratua me 69 vota pro dhe se shteti duhet ta dekretojë menjëherë. Sakaq, Kreu i Kuvendit të Maqedonisë është shprehur se nuk ka koment për ata që e votuan kundër këtij ligji dhe se e dënon rëndë veprimin e tyre.

Në sallë munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ligji u votua vetëm nga deputetët e LSDM-së dhe partitë shqiptare.

Kujtojmë se ky ligj ka qenë fokus i debateve kohët e fundit në vendin fqinjë.Tashmë shqipja është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012029886245728
array(1) { ["section"]=> string(113) "kreu-i-kuvendit-te-maqedonise-per-miratimin-e-gjuhes-shqipe-nuk-kam-koment-per-ata-qe-votuan-kunder-ligjit-106196" }