Kreu i PDSH në Preshevë porosi Albin Kurtit: Përjashtoni Luginën nga reciprociteti me Serbinë, masat s'duhet të prekin shqiptarët

Publikuar tek: rajon, më 22:41 24-11-2019 Kreu i PDSH në Preshevë porosi Albin Kurtit: Përjashtoni Luginën nga reciprociteti me Serbinë, masat s'duhet të prekin shqiptarët Ragmi Mustafa, kreu i PDSH në Luginën e Preshevës

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Presheve Ragmi Mustafa, ka kërkuar nga drejtuesit në Kosovë që të përjashtojnë komunitetin shqiptar të Luginës nga masat ndaj Serbisë.

I ftuar në RTV Ora, Mustafa ka thënë se reciprociteti jo gjithmonë është zgjedhja e duhur pasi preken dhe shqiptarët duke qenë se jetojnë në territorin serb. Për këtë, kreu i PDSH në Preshevë ka marrë si shembull taksën 100% të Kosovës ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo nuk ka përjashtuar Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin sepse janë prekur kompanitë shqiptare atje.

"Asnjë masë reciproke nuk duhet të merret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por ndaj Serbisë. Të specifikohet që nuk vlen për shqiptarët  në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Masa tjetër reciproke që mund të jetë në mosnjohjen e dokumentave të udhëtimit, Republika e Kosovës të mos njohë letërnjoftimin e Serbisë, pasaportën e Serbisë. Por të thuhet që kjo nuk vlen për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Taksa 100% ka vlejtur dhe për shqiptarët e Luginës. Janë 4-5 kompani të vogla dhe të mesme që kanë pasur produkte në Kosovë dhe ka një vit që nuk kanë dërguar. Dy kompani të vogla qumështi janë shpërngulur në Kosovë të punojnë. Në vend që të hapen vende të reja pune, papunësi 75% e shqiptarëve në Preshevë, hiqen dhe kompanitë prodhuese edhe dalin në drejtim të Kosovës. Nuk duhet asnjë masë që prek shqiptarët në Luginën  e Preshevës", ka thënë Ragmi Mustafa, kreu i PDSH në Luginën e Preshevës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036837816238403
array(1) { ["section"]=> string(134) "kreu-i-pdsh-ne-presheve-porosi-albin-kurtit-perjashtoni-luginen-nga-reciprociteti-me-serbine-masat-s-duhet-te-prekin-shqiptaret-187082" }