Kreu i PS-Leskovik, Peshtani: Padi për shpifje ndaj Alibeajt, nuk jam përfshirë në sherr

Publikuar tek: politike, më 13:31 29-02-2016 Kreu i PS-Leskovik, Peshtani: Padi për shpifje ndaj Alibeajt, nuk jam përfshirë në sherr

Kreu i PS-së së Leskovikut, Sergei Peshtani ka njoftuar se do të bëjë padi për shpifje ndaj demokratit Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj e akuzoi Peshtanin se së bashku me kreun e PS-së në Ersekë, Orest Malushi, kanë qelluar me armë drejt anëtarit të PD-së, Zylyftar Byreku. Peshtani pranon se në lokalin ku ndodhej ai dhe kolegët e tij ka ndodhur sherri, por mohon që të jetë përfshirë vetë në të.  

"Kam qenë në atë lokal, por nga kitara me të cilën unë kam festuar, nuk besoj se kanë dalë plumba. Është për të ardhur keq që një njeri që i ka shërbyer drejtësisë, dhe merr përsipër të ndryshojë për mirë sistemin e drejtësisë të shpifë ndaj meje. Më ka akuzuar si pjesë e një bande që ushtron terror ndaj simpatizantëve të PD. Fakti që unë jam në krye të PS për Ersekën, nuk do të thotë se jam pjesë e bandave që ata përmendin. Do të paraqes kallëzim penal, dhe do t'i kërkoj që sipas ligjeve që ka nënshkruar vetë të më dëmshpërblejë për faktin se ka ulur dinjiteti tim, të shoqërisë sime, dhe të gjithë PS. Do të kërkoj një lek për shpifje për personin tim si figurë politikë, dhe po kështu edhe dëmshpërblim moral, që Gjykata mund ta vendosë edhe në vlerë monetare. Në atë lokal ka ndodhur një zënkë, dhe unë nuk mund të komentoj më shumë. Për këtë ngjarje po merret prokuroria dhe policia", tha Peshtani.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094420909881592
array(1) { ["section"]=> string(91) "kreu-i-ps-leskovik-peshtani-padi-per-shpifje-ndaj-alibeajt-nuk-jam-perfshire-ne-sherr-33814" }