Kreu i Urgjencës Brataj: Dëmi më i madh nga gjithologët, ekziston ideja se s’ka virus

Publikuar tek: aktualitet, më 06:54 09-07-2020 Kreu i Urgjencës Brataj: Dëmi më i madh nga gjithologët, ekziston ideja se s’ka virus Kreu i Urgjencës Skender Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se në vend dhe mes qytetarëve ekziston ende ideja se virusi Covid-19 nuk ekziston.

Në një intervistë për Ora News, Brataj u shpreh se dëmin më të madh e kanë shkaktuar ata që ai i quajti “gjithologë”, ndërsa shtoi se informacionet në këto momente duhet t’i japin vetëm profesionistët.

“Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Ka shumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e ke përqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotë gjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajit qershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarve shkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masa dhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultat gati dy muaj izolim”, tha Brataj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094430446624756
array(1) { ["section"]=> string(90) "kreu-i-urgjences-brataj-demi-me-i-madh-nga-gjithologet-ekziston-ideja-se-s-ka-virus-213282" }