Kreu lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohet elektriçisti në Memaliaj

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 04-06-2020 Kreu lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohet elektriçisti në Memaliaj Foto ilustruese

Policia e Memaliajt ka arrestuar në flagrancë një elektricist, i cili  shpërdoroi detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G. S., 57 vjeç, dhe vëllain e tij Sh. S., 55 vjeç, banues në Krahës.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shpërdoroi detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe të vëllait, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj, me detyrë elektricist në Drejtorinë Rajonale OSHEE Tepelenë.

Ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij dhe në banesën e vëllait.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh. S., 55 vjeç (vëllai i G. S.), banues në Krahës, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094420909881592
array(1) { ["section"]=> string(91) "kreu-lidhje-te-paligjshme-te-energjise-elektrike-arrestohet-elektricisti-ne-memaliaj-209039" }