Janë publikur emrat e 54 kriminelëve më të kërkuar në botë, mes të cilëve edhe një shqiptar.
54 më të rrezikshmit janë renditur në listën e Europol për veprat penale 'vrasje', 'trafik të qenieve njerëzore', 'trafik droge', 'mashtrim' etj.
Mes emrave të listuar në median amerikane 'Daily Mail', është edhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli, i cili kërkohet nga autoritetet e Qipros.
Shqiptari akuzohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s në Qipro.
Dyshohet se shqiptari së bashku me një shtetas tjetër, u futën në një restorant në Ayia Napa të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike.
Ata hapën zjarr duke lënë të vdekur një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që prezent gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë qenë edhe fëmijët e mitur të policit
Gjithashtu mbeti i plagosur rëndë një polic tjetër, i cili arriti të plagosë bashkëpunëtorin e shqiptarit, ndërsa ky i fundit u largua nga vendngjarja.
Dyshohet se Gani Burreli është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.