Krijimi i 'Bindjes Demokratike', Rama gajas së qeshuri deputetët: Baba zgjodhi mes çunit të rrugës dhe çunit me duar në xhepa, e hëngri Murrizi…

Publikuar tek: politike, më 14:48 25-04-2019 Krijimi i 'Bindjes Demokratike', Rama gajas së qeshuri deputetët: Baba zgjodhi mes çunit të rrugës dhe çunit me duar në xhepa, e hëngri Murrizi…

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit ka komentuar krijimin e Partisë Bindja Demokratike dhe i është përgjigjur akuzave të opozitës.

Rama deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me Bindjen Demokratike dhe Rudina Hajdarin, ndërkohë që pretendon se pas krijimit të kësaj partie fshihet ish-kryeministri Edi Rama.

‘Tani thonë që unë paskam formuar Bindjen Demokratike, pse e formova unë Bindjen? Pse e kam formuar unë dhe se ka formuar Saliu, ma thoni pak, si e formova unë me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu, ku ndryshon Patozi nga Saliu, në një pikë vetëm, ose më saktë nga Luli. Luli bashke me Saliun merrnin pjesë në aferat e qeverise, Astrit i bënte avokatin këtu me duar në xhepa pa qenë asnjëherë në qeveri. Astriti vinte këtu dhe rrinte me duar në xhepa vetëm këtu ndryshon. Patozin e futi në politikë Berisha, një çun për rrugë dhe një cun për zgjedhje. Ku e paskam takuar unë zonjën Hajdari. As nuk e kam takuar ndonjëherë vetëm e kam parë ulur aty në karrige, më fal zonja Hajdari, por nuk e kam për ty, por po bëj avokatin e vetes. Ata po bëjnë të njëjtën gjë që i bënë Azem Hajdarit dhe tani po e përsërisin me të bijën. Pse unë e futa Hajdarin te listat e tyre. Unë nuk fus duart te listat e tjerëve. Astrit patozi thotë me nxori Rama nga listat se ma ka thënë këtu ai mua. Pse faji im ishte se Astritit i kishte ardhur fundi dhe baba duhet të zgjidhte mes cunit me duar në xhepa dhe cunit për rrugë, cunin për rrugë e nxorri jashtë dhe la këtu me duar në xhepa. Kur e keni parë ndonjëherë Saliun të mos shajë atë që i bie ndesh. Si ka mundësi të mos thotë zgjdhje e lirë? Ou u bë Saliu demokratik të kërkojë zgjedhje të lirë. Zgjedhje e lirë do të thotë Bindje Demokratike. Unë di që nuk kam asnjë punë dhe nuk më intereson sa merr e sa nuk merr një copë shqupi. Ndryshimi i vetëm është se kjo copa e shqupit këtu nuk e do Monikën dhe atë copën e shqupit atje e ka marrë Monika e ka futur në filxhan dhe e rrotullon për t’i nxjerrë në fund atë pjesën kur L-ja ngrihet lart dhe E-ja bie poshtë. Dhe ka shumë mundësi që mbas kësaj të dalë dikush tjetër e të thotë Mona thuaj të ngjitet lart që ta djegim se na mori në qafë dhe c’a do bëjmë pastaj kur ta djegim kemi Astritin, do bëjmë bashkimin e madh dhe kush do ta hajë prap, Myslymi si gjithmonë’, tha Kryeministri, ndërkohë që të gjithë deputetët u gajasën së qeshuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070631504058838
array(1) { ["section"]=> string(145) "krijimi-i-bindjes-demokratike-rama-gajas-se-qeshuri-deputetet-baba-zgjodhi-mes-cunit-te-rruges-dhe-cunit-me-duar-ne-xhepa-e-hengri-murrizi-161819" }