Krijimi i KLP, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, gur themeli për sistemin e drejtësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:57 11-12-2018 Krijimi i KLP, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, gur themeli për sistemin e drejtësisë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së gjashtë anëtarëve, duke e quajtur gur themeli për sistemin e drejtësisë.

Marku shprehet se duhet të ndihemi krenarë pasi “kemi institucionin e parë të drejtësisë së re”.

Pas shumë zvarritjesh, 295 prokurorë nga 305 në total, votuan këtë të martë dhe zgjodhën gjashtë anëtarët e Këshillit, çka i hap rrugë krijimit të Prokurorisë Speciale, një institucion që pritet të hetojë korrupsionin në nivele të lartë.

Fjala e Arta Markut:

Te nderuar kolege!

Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise.

Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur.

Te nderuar kolege! Ju falenderoj nga zemra per pjesemarrjen dhe qytetarine e treguar gjate gjithe procesit!

Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne.

Nje falenderim te veçante, ne emer te te gjithe prokuroreve edhe per perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, si dhe Ministres se Drejtesise, te cilet na nderuan me pranine dhe fjalet inkurajuese gjate pjeses se pare te procesit.

Faleminderit gjithe te ftuarve dhe te pranishmeve te tjere, si dhe perfaqesuesve te mediave.

Faleminderit dhe gjithe prokuroreve, kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise. Ishin ne lartesine e detyres dhe te denje per garen qe bene.

Suksese kandidateve qe u shpallen fitues. Po keshtu edhe atyre qe nuk u shpallen fitues, por qe do vazhdojne te jene mes nesh, prokuroreve te shtetit shqiptar.

Prokuroret ia dolen!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074009895324707
array(1) { ["section"]=> string(89) "krijimi-i-klp-arta-marku-prokuroret-ia-dolen-gur-themeli-per-sistemin-e-drejtesise-144799" }